21 Prill 2025

‘Design and design’ shpërblen posterin e ‘Dam Fest 9’

Prishtinë, 2 maj - Platforma e njohur e dizajnit grafik dhe dizajnit të paketimit të podukteve ‘Design and design’ ka përzgjedhur dizajnin e posterit të Dam Fest-it, si më të mirin e ditës.

Kështu posteri i Festivalit DAM do të publikohet në librin e ‘Design and design – Book of the year’ që është përmbledhje e dizajneve më të mira të krijuara gjatë vitit në 160 vende të botës. Posteri i ‘DAM Fest-it’ është krijuar nga studioja grafike ‘Ishulli’ në Prishtinë.

E themeluar në vitin 2008 nga dizajneri italian –francez Marc Parquin, ‘Design and Design’ është platformë jo fitimprurëse e cila ka për qëllim promovimin e dizajnerëve më të mirë të botës.

‘Design and design’ është pikë referente në botën e dizajnit dhe çdo vit dizajnet më të mira i përmbledh në librin ‘Design and design – Book of the Year’.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)