Depp kërkon shtëpi në Venecia
Veneci, 31 janar - Aktori Johnny Depp kërkon të blejë një pallat të vogël në Venecia.
Sipas mediave italiane, Depp është i gatshëm të paguajë deri në 10 milionë euro për të.
Objektivi i tij është pallati “Donna Sangiantoffenti”, i cili për momentin është në rikonstruksion.
Prona prej 680 metrash katrorë është vizituar më parë nga aktori gjatë xhirimeve të filmit ‘The Tourist’.