07 Maj 2024

Demi Moore shtrohet në spital

Los Angeles, 25 janar - Demi Moore është shtruar në një klinikë të Los Angeles për shkak të stresit.

Sipas agjentit të aktores 49-vjeçare, divorci me Ashton Kutcher i ka shkaktuar asaj një lodhje të tejskajshme psikologjike.

“Për shkak të stresit që po kalon në këto momente, Demi ka zgjedhur të marrë ndihmën e mjekëve specialistë për t'u kuruar dhe për të përmirësuar gjendjen e saj shëndetësore”, është shprehur Carrie Gordon për mediat amerikane.

Ky ka qenë shpjegimi zyrtar, por sipas ‘TMZ’, aktorja e famshme po kurohet për abuzime me drogën. Sipas ‘E!’, Moore ka qenë në shoqërinë e një mikeshe në momentin kur ka filluar të dridhej.

Një javë më parë, e pranishme në mbrëmjen e shpërndarjes së çmimeve “Golden Globe” së bashku me të bijën e saj, Rumer Willis, Moore u duk se fshihte nën fustanin e saj elegant vetëm një grusht kockash dhe asgjë më shumë.

Ndonëse aktorja 49-vjeçare nuk ka patur asnjëherë linja të ekzagjeruara, dobësimi i tejskajshëm dhe i vazhdueshëm i saj ka bërë që të qarkullojnë gjithmonë e më shumë zëra për një anoreksi të mundshme të saj.

Gjatë mbrëmjes, Moore u përpoq të tregohej aktive dhe e qeshur, ndonëse duket gjithmonë e më qartë se ajo e ka të vështirë të përballojë rikthimin në jetën e beqares.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)