21 Prill 2025

Dedaj emërohet zv/ministër i kulturës

Prishtinë, 3 korrik - Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka emëruar të hënën kreun e Partisë Liberale të Kosovës Gjergj Dedaj në pozitën e zv/ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporti.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Gjergj Dedaj, i cili ka pohuar se është emëruar në këtë pozitë.

“Po, jam emëruar në pozitën e zëvendësministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, duke rikonfirmuar partneritetin me Partinë Demokratike të Kosovës”, ka deklaruar Dedaj, shkruan Epoka e Re.

Në Qeverinë “Thaçi I”, Dedaj ka qenë zëvendësministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Partia Liberale e Kosovës, të cilën e udhëheq Gjergj Dedaj, është anëtare e Partive Liberale të Evropës me seli në Bruksel (ELDER).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)