David Beckham në pyjet e Amazonës
Londër, 3 qershor - Në një intervistë speciale me Michael Palin, ylli i futbollit David Beckham foli për përvojën e tij në pyjet me shi të Amazonës.
Ai tha se i pëlqente anonimiteti i të qenurit në Amazonë por pranon se ka pasur frikë për gjendjen e flokëve të tij. Kjo ka qenë edhe arsyea se pse bashkëshortja e tij Victoria Beckham është shqëtësuar shumë.
,,Ju duhet të mbani kapelë tërë kohën," ka thënë ajo me shaka.
Sidoqoftë, babai i katër fëmijëve i cili ka veshur pkapelë pjesën më të madhe të udhëtimit, zbulon se ai e ka bërë këtë për tjetër arsye.
,,Kur unë kam të ngjitur helmetë, askush nuk më njeh mua dhe kjo është koha e vetme kur unë mund të ndjehem i lirë", thotë 39 vjeçari.