05 Maj 2024

Dasma e Kate Moss kushtoi 1.1 milion dollarë

Londër, 4 korrik  - Kate Moss, javën e kaluar i tha para altarit “po” Jamie Hince. Vetë ceremonia ishte madhështore, dhe çifti nuk kurseu paratë duke ndarë për këtë ditë të madhe 1.1 milion dollarë.

Festa zgjati tre ditë. Supermodelja dhe burri i saj përgatitën për familjen dhe miqtë e tyre ballo me maska. Mysafirët i argëtuan Shirley Bassey, Snoop Dogg, Iggy Pop, Bryan Ferry dhe Beth Ditto, ndërsa vetëm tortën e dasmës e paguan 11 mijë euro.

Kate u martua në fshatin Cotswolds në Britaninë e Madhe.

Midis të ftuarve ishin Sir Paul McCartney, Jude Law, Sadie Frost, Meg Matthews dhe Naomi Campbell, njoftuan mediat britanike.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)