22 Prill 2025

Cute Babulja rikthehet me një këngë dhe video klip të ri

Prishtinë, 27 qershor - Dhjetë vite pas publikimit të albumit që konsiderohet si një nga arritjet e mëdha të rock\'n\'roll-it shqip, Cute Babulja rikthehet me një këngë dhe video klip të ri.

Por, këtë herë, nuk janë vetëm Enes Bajramliqi dhe Genc Salihu ata që e përbëjnë këtë grup, por janë shtuar edhe tre anëtarë të tjerë, të gjithë mbi një dekadë më të rinjë se anëtarët origjinal. Këta janë Tomor Kuçi, Fatjon Miftaraj dhe Arbër Salihu.

Kënga e re titullohet \'Lule\' dhe, siç na njoftojnë anëtarët e grupit, është hapje ndaj horizonteve të reja muzikore.

Një gjë e pazakontë në lidhje me këngën është se ajo zgjat 8:16 minuta, dhe natyrisht, edhe klipi zgjat po kaq.

Anëtarët e grupit thonë se kënga, nëpërmjet të veçorive minimaliste/repetitive që i ka, arrin që në secilin minut nga 8 minutat e saj të jetë rrëmbyese dhe atraktive.

Video u punua nga Kaltrina Krasniqi, e cila ka qenë pjesë kyçe e klipeve të vitit 2004, që ishin jashtëzakonisht të suskesshme, dhe që i punoi poashtu edhe klipet e Genc Salihut, anëtar i Cute Babulja.

Promovimi i klipit dhe këngës do të bëhet të premtën më 27 qershor në kafe-librarinë Dit\' e Nat\', prej orës 20:00.

Cute Babulja poashtu paralajmëron edhe disa klipe të tjera në të ardhmën e afërt, dhe një album të ri që pritet të dalë në gjysmën e parë të vitit 2015.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)