04 Maj 2024

Courtney Love zhvishet gjatë koncertit

Sao Paulo, 14 nëntor - Courtney Love është bërë e famshme për sjelljen e saj të çuditshme në skenë e në jetën private dhe duket se në moshën 47-vjeçare ajo nuk ka ndërmend të ndryshojë.

Këngëtarja, ish-bashkëshortja e Kurt Cobain, u zhvesh në një koncert në Sao Paulo të Brazilit ditën e dielë.

Love hoqi në fillim bluzën e më pas reçipetat në kohën që këndonte para publikut të shumtë në numër.

Një sjellje e tillë nuk është e re për vejushën e vokalistit të grupit Nirvana.

Courtney Love mendohet se vitin e kaluar është zhveshur para një gazetari të ‘New York Times’ gjatë një interviste dhe më pas ka kërkuar falje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)