04 Maj 2024

Çifti me i ri i Hollywood-it, Bullock dhe Reeves

Hollywood, 15 nëntor - Sandra Bullock dhe Keanu Reeves kanë thelluar miqësinë e tyre dhe tani sipas mediave amerikane ata janë çifti më i ri në Hollywood.

Çifti pasi ditë më parë u panë duke shëtitur, mbrëmë kanë dal për një darkë romantike në një prej restoranteve të Beverly Hills.

Sandra dhe Keanu janë miq që një kohë të gjatë, ata njohin njëri-tjetrin që 17-vjet, por duket se vetëm tani, në mesin e tyre ka ndodhur diçka.

\"Qeshnin dhe i ishin përkushtuar plotësisht njëri-tjetrit. Aa nuk i kushtonin vëmendje askujt tjetër gjatë kohës së flirtit. Edhe ata që nuk kanë besuar më parë se nuk janë çift, mbrëmë kanë mundur ta vërtetojnë të kundërtën ,\" tha një burimi i afërt me çiftin shkruan U.S.Magazine.

Mediat amerikane tanimë kanë filluar t’i krahasojnë ata me çiftin e famshëm, Brangelina, madje iu kanë vënë pseudonimin Keandra.

Sandra për kolegun e tij gjithmonë ka pasur vetëm fjalë të mira. \"Ai është aq i hijshëm dhe i bukur. Kur e shikoj atë në sy, unë e di se atje ka vend për mua. Çdo grua në Amerikë ofshanë për atë,\" tha Sandra gjatë një interviste. Aktorja dhe kolegu i saj kanë luajtur së bashku në filmin \"Speed\", në vitin 1994. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)