28 Prill 2024

Cheryl Cole: Në 2011-n ndryshoj gjithçka

Londër, 6 janar - Këngëtarja angleze e grupit “Girls Aloud”, Cheryl Cole është e vendosur të ndryshojë tërësisht jetën e saj në vitin 2011. Këtë e deklaroi vetë 27-vjeçarja në një intervistë për revistën “Elle”.

”Nuk do të lejoj që të kaloj një tjetër vit të keq si 2010-ta. Kam kaluar shumë, nuk do të përsëritet më e njëjta gjë”, deklaroi Cheryl, e cila u divorcua nga bashkëshorti i saj futbollist, Ashley Cole, gjatë vitit të shkuar.

Përveç ndarjes, Cheryl-it iu desh të luftonte edhe për jetën e saj, kur u prek nga malarja, ndërsa shumë këngë të albumit të saj të ri nuk u pritën mirë nga kritikët dhe publiku.

”2010-ta ishte viti më i keq i jetës sime, prandaj në këtë vit të ri do të bëj gjithçka që kam në dorë për të ndryshuar tërësisht jetën time. Dua që njerëzit ta pëlqejnë muzikën time, por nuk më intereson fare se çfarë mendojnë për mua. Eshtë zgjedhja e tyre të blejnë ose jo albumet e mia, askush nuk i detyron”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)