21 Prill 2025

Candice prezanton reçipetat 10 milionë dollarëshe

New York, 14 nëntor - Candice Swanapoel prezantoi reçipetat 10 milionë dollarëshe, në një sfilatë madhështore mode që paraprin shfaqjen madhore të organizuar nga "Victoria's Secret" në fundit të vitit.

Në "parakalimin" e saj në Manhatan, 25-vjeçarja shfaqi për herë të parë në pasarelë objektin më të kushtueshëm të prodhuar ndonjëherë prej "Victoria's".

Reçipetat, të ndërtuara me disa gurë të çmuar, midis të cilëve rubinë, smeralt, diamantë dhe me ar të pastër, ndjekin një traditë të krijuar prej linjës së veshjeve intime për paradat e saj të fundvitit.

Përpara afrikanojugores, supermodele të tjera kanë pasur mundësinë te kenë nderin të parakalojnë me reçipeta të tjera super të kushtueshme.

Në edicionin e shkuar, ishte Miranda Kerr ajo që pati këtë privilegj, ndërsa përpara saj, vajza të tjera si Tyra Banks, Gisele Bundchen, Heidi Klum, Alessandra Ambrosio, Adriana Lima apo Claudia Schiffer. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)