18 Maj 2024

Cameron në gjykatë për plagjiaturë në filmin

Los Angelos, 25 janar - Gjykata e Los Angeles ka urdhëruar regjisorin James Cameron, i cili është akuzuar për plagjiaturë, të paraqesë dorëshkrimet e skenarit të filmit "Avatar".

Gjykata po shqyrton padinë e Eric Ryder, i cili kërkon kompensim nga regjisori i famshëm, duke pretenduar se ky i fundit e realizoi filmin e vet duke u bazuar në tregimin e tij «KRZ 2068".

James Cameron është akuzuar shpesh herë për plagjiaturë. Disa shkrimtarë madje e kanë hedhur në gjyq atë.

Gjithashtu, shkrimtari rus i zhanrit të fantastikës, Boris Strugatskij, tha se subjekti i filmit "Avatar" është marrë nga romani i tij "Bota në mesditë", por ai nuk ka ngritur padi.

Përveç kësaj, Ministri i Kulturës i Jakutia ka deklaruar se regjisori "e ka huazuar idenë për filmin " Avatar " nga eposi jakut Olonkho".".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)