30 Prill 2024

Cameron Diaz ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks

Hollywood, 12 janar - Cameron Diaz përflitet se së fundmi ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks.

Protagonistja e "Charlie's Angels", 39-vjeçarja Diaz është shfaqur në plazhet e Hawaii-t ku po kalon disa ditë pushime me një gjoks disi më të madh se më parë.

Flitet se aktorja ka vendosur silikon në një masë të vogël, duke bërë që karaharori i saj të duket më bukur se më parë.

"Unë besoj se Diaz ka rritur masën e gjoksit shumë pak", thotë doktori plastik Anthony Youn, sipas të cilit ndërhyrja duhet të jetë bërë dy-tre javët e fundit.

Ylli i Hollywood ka deklaruar se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale në hundë në vitin 2010, pasi e kishte thyer atë katër herë. Diaz rrëfeu kohë më parë për "British Vogue" se nuk kishte ndërmend që të kryente operacione kirurgjikale.

Ajo pritet që të rikthehet në ekranin e madh me filmin "What To Expect When You’re Expecting".