21 Prill 2025

Britney Spears me të dashuri të ri

Los Angeles, 24 mars - Britney Spears i dha fund “beqarisë” disa-javore teksa u shfaq për herë të parë me të dashurin e saj të ri, një jurist i panjohur…deri më tani.

Çifti u fotografua i kapur përdore e të qeshur në rrugët e Los Angelesit. Mediat amerikane kanë identifikuar të dashurin e ri të këngëtares si David Lucado, një punonjës i një zyre juridike.

Besohet se David ka nisur të shoqërohet me këngëtaren që prej Shën Valentinit, ndërsa burime pranë këngëtares thonë se ajo duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj të ri.

Britney mbylli 2012 në majën e klasifikimit si këngëtarja femër që kishte arkëtuar më shumë për vitin 2012, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për jetën e saj private. Në fillim të këtij viti, ajo u nda nga Jason Trawick. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)