04 Maj 2024

Britney Spears 30 vjeçare me miliona disqe të shitura

New York, 3 dhjetor - Më 2 dhjetor, këngëtarja e muzikës pop, Britney Spears mbush plot 30 vjeç.

Po, po 30 vjec dhe miliona disqe të shitura, dhe dhjetra skandale që mbushën faqet e revistave rozë për vite me radhë.

E lindur në 2 dhjetor të vitit 1981 në Misisipi, Britney që në fëmijëri u përshtat me botën televizive dhe spektaklin duke marrë pjesë në një sërë programesh për fëmijë në televizionet vendase.

Me kalimin e viteve do të rritej pasioni i saj për këngën, për të ardhur tek boom-i në vitet 1998-2000 me nxjerrjen e dy albumeve, “Baby One More Time” dhe “Ooops!...I did it again”.

Albumet pushtojnë majat e klasifikimeve muzikore në SHBA, Europë e mbarë botën. Këngëtarja shet miliona disqe duke bërë që disa ta shikonin si yllin në ngjitje që do të zëvendësonte Madonna-n.

Por, dicka shkoi gabim. Britney shpejt u përfshi në skandale të njëpasnjëshme. Martesa “e pavetëdijshme” më 3 janar të 2004-s me mikun e saj të fëmijërisë, Jason Allen Alexander në Las Vegas, martesë që do të shkurorëzohej vetëm 55 orë më vonë, do të ishte pikënisja e skandaleve të Britney-t, skandale që do të rrënonin karrierën e saj.

Alkooli, koka e qethur zero, veshjet skandaloze e fotot intime, do të ishin skandalet radhës që pasuan jetën e këngëtares, për të ardhur në vitin 2009 tek përpjekjet për të rilindur, duke hequr dorë nga “shoqëria e keqe”.

Pavarësisht gjithë këtyre, ajo mbetet një nga këngetaret që do të mbahet mend gjatë për thyerjen e rregullave në muzikë, dhe jo vetëm

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)