Britney, pa te brendshme në ndeshjen e fëmijëve

New York, 12 mars - Britney Spears ka dhënë një shfaqje të vërtetë për paparacët, teksa është shfaqur pa mbathje gjatë një ndeshje fëmijësh.
Këngëtarja e njohur kishte shkuar për të ndjekur ndeshjen e djemve të saj me një fustan të bardhë, poshtë të cilit nuk kishte gjë.
Për fatin e saj të keq, në një moment ka fryrë erë, duke ngritur fustanin lart dhe nxjerrë në shesh të pasmet e saj. Me përpjekje të shumta ajo më pas ka mundur që ta mbajë në vend fustanin.