Britney dobësohet duke ngrënë pesë herë në ditë

New York, 3 qershor - Pas një periudhe të gjatë problemesh me peshën, Britney Spears duket se është rikthyer e lumtur dhe e shëndetshme, ndërsa përgatitet që të zhvendosë rezidencën e saj kryesore në Las Vegas.
Spears, e cila në vitet e fundit ka luhatur vazhdimisht me peshën e saj, është rikthye së fundmi në linjat e saj më të mira dhe kjo është meritë e një kombinimi të çuditshëm, e punës fizike dhe një diete të veçantë.
31-vjeçarja, ka pasur mundësi që të punojë me një përgatitës të përgatitur fizik, i cili i ka shërbyer më parë edhe Janet Jackson, Pink apo The Jonas Brothers.