15 Maj 2024

Bob Dylan nderohet nga Obama

Washington, 30 maj - Këngëtari legjendar amerikan, Bob Dylan është nderuar me “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, medalja më e lartë për civilët që lëshohet nga Shtëpia e Bardhë, e cila ju dha nga presidenti amerikan Barack Obama.

Gjatë ceremonisë, Obama deklaroi se “Është kënaqësi të nderosh figura që janë orakuj të ditëve tona”.

“Nuk ka këngëtar më të madh në historinë e muzikës amerikane”, deklaroi presidenti amerikan gjatë dorëzimit të medaljes për këngëtarin dhe kompozitorin me famë botërore.

Presidenti Obama njihet si një fan i këngëtarit 71-vjeçar dhe që nga ardhja në krye të Shtëpisë së Bardhë në vitin 2008, disa herë në daljet publike është kujdesur të deklarojë se në iPod-in e tij, ka pjesën më të madhe të këngëve të Bob Dylan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)