Blerim Destani, në xhirimet e filmit Soko

Këtë aktori e ka konfirmuar nëpërmjet një fotografie, që e ka hedhur në rrjetin social Instagram, ku shihet duke xhiruar për këtë film. #soko #filmset #münchen #with #gerdsilberbauer, kishte shkruar Destani poshtë fotos.
Destani, përveç që është aktiv me kinematografinë gjermane, ai ka luajtur edhe në disa role të filmave shqip si Koha e Kometës, Aty ku nuk lind dielli e disa të tjerë.