Bieber ia kalon GaGa-s, në YouTube
Los Angelos, 2 nëntor - Një vit më parë Lady Gaga ia kaloi Justin Bieber në garën për 1 miliardë shikime në Youtube, duke u bërë artistja e parë që arrin një gjë të tillë. Por Bieber, adoleshenti që u bë i famshëm përmes YouTube, ka arritur t’ia kaloi Gagës në garën për 2 miliardë shikime.
Lajmin e bën të ditur rrjeti “Famecount.com”. Vetëm muajin e fundit Bieber ka marrë 94 milion shikime duek bërë që të arrijë shifrën 2 miliard.
Bieber, përmes YouTube-it kur ishte 12 vjeç mori famë duket tërhequr vëmendjen e menaxherit Scooter Braun dhe Usher.
Përgjatë vitit 2010, kënga e tij “Baby” ishte në garë të fortë me këngën e Gagës “Bas Romance” sa i takon shikimeve.
Sa i takon fansave në Facebook, Bieber dhe Gaga kanë nga 44 milion fansa ndërsa para tyre janë Eminem me 48 milion dhe Rihanna me 46 milion.