01 Maj 2024

Bieber-Gomez, dashuri adoleshentësh

Hollywood, 8 shkurt - Këngëtari adoleshent, Justin Bieber dhe aktorja 18-vjeçare, Selena Gomez, u fotografuan duke shtrënguar dorën në Santa Monica, ndërsa ata duket se po shndërrohen në protagonistë të dashurisë më të re të Hollywood-it.

16-vjeçari kanadez e kishte mohuar lidhjen e tij me yllin e disa serialeve për adoleshentë, por nuk do të mundet të vazhdojë të bëjë këtë pas këtyre fotografive.

Mes të dyve, vetëm Selena përpiqej të mbulonte fytyrën, në mënyrë që të mos fotografohej prej fotografëve të pranishëm.

Të shoqërohesh me Bieber-in nuk është e thjeshtë, pasi Kim Kardashian morri me qindra kërcënime me vdekje nga fansat adoleshentë të Bieber-it, pasi u shfaq me 16-vjeçarin në publik. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)