22 Prill 2025

Biblioteka Kombëtare pasurohet me koleksione të rralla

Prishtinë, 26 qershor -  Shoqata e Miqësisë Kosovë - Rumani “Dora D’Istria” ia ka dhuruar Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” një numër të vogël të koleksioneve të dorëshkrimeve të rralla të rilindësve shqiptarë të kolonisë shqiptare të Rumanisë.

Të pranishëm në këtë pranim-dorëzim të këtij donacioni ishin drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Bedri Zyberaj, kryetari i Shoqatës “Dora D’Istria”, Pleurat Sejdiu, sekretari i kësaj shoqate, Gazmend Vitaku, kryetari i Këshillit Drejtues të Bibliotekës Kombëtare, Sali Bashota, disa prej anëtarëve të këtij këshilli dhe punonjës të Bibliotekës Kombëtare.

Drejtori i Bibliotekës, Bedri Zyberaj, me rastin e pranimit të këtij donacioni, i falënderoi përfaqësuesit e kësaj shoqate, kurse kujtoi se këto koleksione janë me interes për historinë dhe kulturën kombëtare, njëkohësisht për ruajtjen e kujtesës kombëtare në institucionin më të rëndësishëm kulturor.

Ndërkaq, kryetari i Shoqatës së Miqësisë Kosovë - Rumani “Dora D’Istria”, Pleurat Sejdiu, ka thënë se do të bëjë përpjekje t’ia sigurojë dhe t’ia falë arkivin e Shoqërisë “Drita” Bibliotekës Kombëtare. Po ashtu, Sejdiu ka thënë se është në kontakt me disa familje shqiptare në Bukuresht të cilat kanë libra me vlera të mëdha kulturore, që t’ia sjellë ndërkohë edhe ato Bibliotekës Kombëtare.

Ky donacion i dhënë Bibliotekës Kombëtare përfshin: dorëshkrime të Viktor Eftimiut, libra të vjetër dhe të rrallë mbi prejardhjen e shqiptarëve, kulturën e tyre, fotografi dhe fletore shënimesh botuar që nga viti 1851, të cilat koleksione nuk i kishte më parë Biblioteka Kombëtare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)