19 Maj 2024

Beyonce vazhdon të ruajë linjat e saj edhe si nënë

Los Angelos, 11 janar - E vlerësuar si një prej femrave më tërheqëse në botë, Beyonce vazhdon të ruajë linjat e saj joshëse tashmë edhe si nënë.

31-vjeçarja figuroi në koopertinën e revistës “GQ”, me një bluzë të shkurtër sportive dhe mbathje, të cilat ilustronin se amerikania është rikthyer në formën e saj më të mirë.

Në brendësinë e revistës, në të cilën Beyonce fliste gjerësisht për raportin e saj me Jay Z. dhe për vajzën 1-vjeçare Blu Ivy, figuronin një seri imazhet të tjera “të nxehta” të Beyonces.

Duke përmbledhur jetën e saj me pak fjalë, 31-vjeçarja theksoi: “Kam arritur qëllimin e jetës sime, të shndërrohesha në një simbol të suksesit dhe një shembull për vajzat dhe gratë në të gjithë botën, por ndonjëherë e kam ende të vështirë që të kuptoj se sa shumë ndikim kam mbi njerëzit”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)