Beyonce u bashkua me Destiny Child

New York, 28 korrik - Këngëtarja e famshme, Beyonce Knowles u bashkua me ish anëtaret e grupit, kur para disa vitesh ka qenë pjesë e tyre.
Knowles ka festuar me Destiny`s Child, Kelly Rowland dhe Michelle Williams në hotelin Standard në New York.
Vajzat e famshme kanë festuar prezantimin e albumit të Kellyit Here I Am.
Pyetjes nëse do të bashkohen në të ardhmen sërish, ato i janë përgjigjur se ende nuk kanë biseduar për këtë fakt, edhe pse takimi i tyre është i përjavshëm.