04 Maj 2024

Beyonce po largohet nga titulli Diva

New York, 17 maj - Duket se Beyonce, qëkur është bërë nënë, po shfaqet gjithnjë e më tepër larg të qenurit Diva. Artistja preferon shumë pamjen natyrale dhe ka pozuar me një look shumë të thjeshtë në 'backstage-n' pas shfaqjes se "Ghost", në Broadway.

Beyonce kishte vendosur vetëm pak shkëlqyes në buzë duke dhuruar një buzëqeshje rrëzëllitëse, ndërkohë që nuk kishte asnjë grimë tjetër make-up-i.

Këngëtarja kishte zgjedhur një veshje 'casual', me një këmishë me viza vertikale bardhë e zi dhe me një palë pantallona të shkurtra, ndërsa flokët i kishte mbledhur pas.

30-vjeçarja e shijoi shumë shfaqjen dhe pozoi gjithë qejf për fotografët, pavarësisht se pamja e saj nuk ishte super e kuruar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)