04 Maj 2024

Beyonce paditet me 100 milionë dollarë

New York, 18 maj - Beyonce është paditur nga kompania e video lojërave, "Gate Five", e cila kërkon dëmshpërblim prej njëqind milionë dollarësh për shkak se këngëtarja ka shkelur kontratën.

Kompania "Gate Five" i ka ofruar 20 milionë dollarë për ta quajtur një lojë "Starpower: Beyonce," për çka fillimisht kishte rënë dakord këngëtarja.

Megjithatë, pasi që ka mësuar se shuma e parave nuk do të paguhet siç ishte rënë dakord, këngëtarja ka shkëputur kontratën, të cilën kompania e ka shfrytëzuar si bazë për një padi.

“New York Post” shkruan se padia do të shkojë në gjykatë dhe se është e mundshme që Beyonce të humbasë një rast të madh për shkak se kontratën e ka ndërprerë pa paralajmërim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)