Beyonce nominohet si artistja më e fuqishme në botë

Londër, 1 korrik - Beyonce është nominuar si artistja më e fuqishme në botë në një rangim vjetor që është bërë nga revista Forbes.
Këngëtarja 32 vjeçare, e cila ka fituar rreth 115 million dollar gjatë 12 muajve të fundit, doli para Oprah ëinfrey i cili e kryesonte listën, ndërsa bashkëshorti i saj reperi Jay-Z u rangua i gjashti. Ajo nuk ishte femra që ka fituar më së shumti por prezenca e saj në media dhe rrjete sociale ia siguruan majën.
Sipas kësaj reviste Beyonce, LeBron James dhe Dr Dre rangohen më së larti ndërsa David Beckham, Madonna dhe Tom Cruise nuk ja dalin.