16 Maj 2024

Beyonce në superformë

Los Angelos, 10 prill - Beyonce e solli në jetë vajzën e saj vetëm tre muaj më parë dhe nuk humb fare kohë që të tregojë format e mrekullueshme trupore e veshur me bikini.

Beyonce, është fotografuar me bashkëshortin e saj, Jay-Z dhe vajzën, Blue Ivy duke shijuar plazhin e mrekullueshëm të St Barts, në ishujt Karaibe.

Beyonce duket e lumtur dhe më se e relaksuar, në një gjendje fizike perfekte, vetëm pak kohë pasi solli në jetë vajzën e saj Blue Ivy, tre muaj më parë.

Çifti i të famshmëve Jay-Z dhe Beyonce sigurisht që i kanë pasur më të limituara momentet e tyre të relaksit pasi u bënë prindër, duke qenë se pjesën më të madhe të angazhimeve të tyre tanimë e zë vogëlushja e sapoardhur në jetë  por mesa duket e kanë gjetur moment për t’u çlodhur dhe argëtuar në plazh bashkë me vajzën e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)