Beyonce, më e pasura në 2014-n

Los Angeles, 2 korrik - Beyonce Knowles është celebriteti më i pasur dhe i pushtetshëm për 2014-n.
Artistja udhëheq klasifikimin e revistës Forbes me 115 milionë dollarë të fituara gjatë një viti.
Në vendin e dytë renditet Lebron James me 72 milionë dollarë.
Në këtë listë, Jay Z, bashkëshorti i Beyonces, renditet në vendin e gjashtë me 60 milionë dollarë, i ndjekur nga Rihanna me 48 milionë dollarë në vendin e tetë dhe Katy Parry në të nëntin me 40 milionë.
Yjet e tjera të popit janë Miley Cyrus, që renditet në vendin e 17 dhe Lady Gaga në të 19-in. Lista e Forbes përfshin aktorë, këngëtarë, prezantues dhe sportistë, por kurorën e këtij viti e ka fituar diva e muzikës botërore: Beyonce.