30 Prill 2024

Beyonce lind vajzë

New York, 9 janar - Beyonce ka lindur vajzën dhe e ka quajtur Ivy Blue Carter. Sipas mediave amerikane, këngëtarja 30-vjeçare ka lindur vogëlushen në spitalin Lenox Hill, në New York.

Bashkëshorti Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, ka qenë pranë saj gjatë lindjes.

Rihanna ka qenë e para nga personazhet e famshëm që ka uruar Beyonce-n për lindjen e vajzës, Këngëtarja nga Barbados ka shkruar në Twitter: “Mirëseerdhe në botë princesha Carter! Të dua shumë, tezja Rih!”