04 Maj 2024

Beyonce lanson parfumin e ri, “Pulse”

New York, 22 shtator - Këngëtarja me famë botërore, Beyonce ka lansuar parfumin e saj të radhës, të cilin e ka quajtur “Pulse”.

Ajo tashmë shtatzënë është shprehur se po i ndien aromat edhe më shumë dhe ka zgjedhur që tani të lançojë parfumin e ri. Këngëtarja pret fëmijën e parë me bashkëshortin e saj reperin Jay-Z.

Ajo në këtë mbrëmje ishte e veshur me një fustan shumë të shkurtër me ngjyrë të kaltër dhe dukej për mrekulli.

“Po kënaqem shumë. Është akoma më interesante tashti që e kam bërë publik lajmin për shtatzëninë”, është shprehur këngëtarja.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)