07 Maj 2024

Beyonce i pret flokët e saj vetë

Los Angelos, 26 prill - Beyonce, që prej lindjes se vajzës së saj Blue në muajin janar, këngëtarja 30-vjeçare rrëfen se tani i pret flokët e saj vetë dhe se mban shumë shpesh këpucë të sheshta.

Në një intervistë për revistën \"People\", që e ka cilësuar Beyonce-n, si gruan më të bukur në botë, artistja tregon se të qenurit nënë e ka detyruar që të ndryshojë disi stilin e saj.

\"Nuk e kisha menduar kurrë se do të vinte një ditë që nuk do të vishja taka të larta. Tani që kam një fëmijë, unë kujdesem për të gjatë gjithë ditës. Kështu që më duhet të vesh pupa dhe këpucë të tjera të sheshta. Më pëlqejnë shumë sepse janë shumë të rehatshme\", thotë Beyonce.

30-vjeçarja thotë se edhe bashkëshorti i saj Jay Z, e pëlqen shumë kur ajo vesh këpucë të sheshta, sepse i duket shumë natyrale dhe e qetë.

Beyonce pranon se tani i pret vetë flokët e saj disa centimetra. \"E kam shumë të lehtë të pres flokët e mi, në vetëm pak sekonda. Tani ndihem më e bukur se kurrë, sepse jam bërë nënë. Fjala \"dashuri\" tani ka një kuptim krejt tjetër për mua\", thotë Beyonce.

Këngëtarja tregon se ushqyerja me gji për 10 javë e ka ndihmuar që të bjerë nga pesha, por tani ajo po ndjek një dietë strikte të bazuar në proteina. Beyonce ushtrohet tre herë në javë për 90 minuta, duke kombinuar vrapin, kërcimin dhe ushtrimet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)