21 Prill 2025

Beyonce humb 25 kg për 3 muaj

Los Angelos, 18 mars - Beyonce u rikthye në formë në një kohë rekord, pasi lindi vajzën e saj të parë, Blue Ivy.

Këngëtarja humbi 25 kilogram në tre muaj, nëpërmjet një diete të fortë, të kombinuar me stërvitje të përditshme, por nëse do të kthehej pas, 31-vjeçarja nuk do ta bënte sërisht.

“Kisha vetëm tre muaj kohë për t’u rikthyer në formën e duhur, shumë pak dhe dieta e stërvitja ime ishin radikale”, deklaroi Beyonce, në një artikull të një reviste amerikane, publikuar të hënën.

“Nëse do të kthehesha pas, do të refuzoja të ndiqja të njëjtën rrugë. Në fund arrita qëllimin tim, humba 25 kilogram, por rruga ishte kaq e dhimbshme dhe e vështirë, sa që nuk do t’ia rekomandoja askujt”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)