Beyonce gati për plazh
New York, 15 prill - Një prej këngëtareve më të suksesshme dhe tërheqëse të botës, Beyonce rikthehet në vëmendjen e publikut më e “nxehtë” se kurrë, nëpërmjet një fushate publicitare për llogari të linjës së veshjeve “H&M”.
Nëna e një fëmije, 31-vjeçarja shfaqi linja të përkryera, ndërsa pozoi me bikinit e propozuar nga linja e veshjeve, për sezonin e ardhshëm veror.
Në lidhje me këto poza, këngëtarja komentoi: “Gjithmonë më ka pëlqyer shija e “H&M” dhe çmimet e përballueshme që gjithmonë ofrojnë."
"Më pëlqeu me të vërtetë shumë bashkëpunimi për zbulimin e emocioneve nëpërmjet katër elementeve, zjarri, uji, toka dhe era, të gjitha të përfaqësuara në këto poza”.