29 Prill 2024

Beyonce ende shtatzënë

New York, 3 janar - Pavarësisht zërave që u shpërndanë fillimisht në Twitter dhe më pas në shumë faqe të tjera interneti në mbarë botën, Beyonce nuk e ka lindur ende vajzën e saj dhe është parë së fundmi në New York shtatzënë e shoqëruar nga partneri i saj Jay Z.

Këngëtarja e ka festuar mbërritjen e Vitit të Ri në "Buttermilk Channel" në Brooklyn, New York bashkë me partnerin dhe disa miq të tjerë.

Dëshmitarët thanë se ajo ishte veshur shumë bukur, kishte një pamje të magjishme dhe se gjatë darkës konsumoi pulë të skuqur dhe midhje.

Pavarësisht se është në fund të shtatzanisë këngëtarja kishte veshur taka shumë të larta dhe binte në sy për mënyrën se si qëndronte në këmbë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)