03 Maj 2024

Beyonce dhe Jay-Z shpenzojnë shumë për beben

New York, 18 shtator - Beyonce dhe Jay-Z do të shpenzojnë 1 milion dollarë për beben e tyre. Ata janë duke shpenzuar para gjithandej edhe pse bebja ende nuk ka lindur.

Sipas revistës “Now”, ylli i krijimit të grupit “Destiny’s Child”, nuk merr asgjë parasysh kur bëhet fjalë për shtatzëninë e saj të parë duke shpenzuar shumë para për shëndetin e saj dhe të bebes.

Sipas revistës thuhet se Beyonce e ka pritur për një kohë shumë të gjatë këtë fëmijë dhe ajo ka vendosur të kujdeset shumë për të dhe për veten në këto ditë.

“Ajo po paguan një specialist diete për të organizuar një plan ushqimor të ngrënies natyrore organike për të, ajo bën çdo ditë masazhe dhe ajo shpenzon pasurinë e saj me kremra dhe produkte për të parandaluar strishat në lëkurë dhe kështu ajo ndjehet mirë”, thuhet në revistën “Now”.

Në revistë miqtë e Beyonce shtojnë se: “Beyonce është duke u kujdesur për veten më shumë se kurrë më parë dhe Jay-Z po sigurojë gjithçka që ajo ka nevojë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)