17 Maj 2024

Beyonce dhe Jay-Z shijojnë festat

New York, 25 shtator - Beyonce, e cila u nënë për herë të parë në muajin janar, duket në superformë dhe gati për të kaluar mbrëmje të këndshme jashtë me bashkëshortin dhe shoqërinë e saj.

Këngëtarja dukej e magjishme me një fustan \'leopart print\' të stilistit Roberto Cavalli, ndërsa në këmbë mbante një palë këpucë të larta. Me flokë të lëshuara mbi supe, artistja dukej e rrëzëllitëse.

Prindërit e rinj e lanë vajzën e tyre Blue Ivy në shtëpi, ndërsa për vete shijuan disa koktejle në \'La Marina Restaurant Bar Beach Lounge\' në \'New York City\'.

Beyonce, gishtat e dorës së majtë i kishte zbukuruar me nga një unazë, ndërsa dekolteja e fustanit ishte tejet e guximshme. Bashkëshorti i saj Jay-Z, dukej se po e shijonte mbrëmjen, duke tymosur një puro me miqtë e tij. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)