03 Maj 2025

Besnik Leka zgjidhet drejtor ekzekutiv i AGK

Prishtinë, 8 korrik - Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, në mbledhjen e fundit, ka zgjedhur Besnik Lekën drejtor ekzekutiv të AGK-së.

Zgjedhja e tij në këtë detyrë është bërë me shumicë votash dhe në përputhje me nenin 10.1 të Statutit e AGK-së.

Mandati i drejtorit ekzekutiv do të jetë dy vjet me të drejtë rizgjedhjeje jo më tepër se një herë. Ky mandat një herë në vit do të verifikohet nga Bordi.

Sipas statutit, drejtori ekzekutiv funksionin e vet do ta ushtrojë gjithnjë duke pasur parasysh qëllimet e Asociacionit dhe në bazë të autorizimeve dhe udhëzimeve të dhëna nga Bordi. Ai do t’ia parashtrojë Bordit raportet me shkrim të punës dhe financiare, sa herë që kërkohet një gjë e tillë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)