21 Prill 2025

Ben Affleck në rolin e “Batman"

Hollywood, 23 gusht - Aktori amerikan, Ben Affleck do e zëvendësojë Christian Bale në filmin e ardhshëm “Batman”, ka njoftuar kompania “Warner Bros. Pictures”.

Affleck do të paraqitet në një film që do të përfshijë dy superheronj, Batmanin dhe Supermanin.

Ky film pritet të paraqitet nëpër kinema në vitin 2015.

Bale, i cili e ka luajtur rolin kryesor në trilogjinë e Batmanit, vepër e Christopher Nolan, kishte krijuar mundësinë për një pasues të tij.

"Ne e dinim që na duhet një aktor i jashtëzakonshëm që të marr rolin e një prej super heronjëve më afatgjatë dhe Ben Affleck padyshim që i plotëson kushtet”, ka thënë presidenti i Warner Bros., Greg Silverman në një deklaratë për media.

Filmi i cili ende nuk ka titull, do ta ketë si regjisor, Zack Snyder, i cili ka qenë regjisor edhe i filmit të fundit me Supermanin, “Man of Steel” në rolin kryesor të të cilit ishte aktori britanik, Henry Cavill.

Cavill do të paraqitet përgjatë Ben Affleckut në filmin që është paraparë për vitin 2015.

“Man of Steel” ka fituar rreth 650 milionë dollarë në të gjithë botën nga shitja e biletave nëpër kinema.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)