03 Maj 2024

Aurel Amzai, këngëtari që dëshiron të bëhet arkitekt

Strugë, 15 shtator - Një pakujdesi e mjekut gjatë procesit të lindjes ka bërë që të këtë dy jetë të humbura, njëra që nuk kishte parë ende dritë delli dhe tjetra që mezi priste ta shihte në jetë.  Është nisur për të sjellë në jetë krijesën e saj që mbante prej nëntë muajsh në bark, por ka ikur bashkë më të për mos u rikthyer me kurrë. 

Kjo është fabula e këngës së Aurel Amzait me titull “A e ndjen ti”, e nuk është thjeshtë një tekst kënge, por një histori jete e vetë këngëtarit. Ngjarja ka ndodhur në 25 nëntor të vitit 2005, por vetëm tani, pas 6 vitesh, është kthyer në vidioklip nga Amzai. Lidhja që ka pasur më të e ka bërë që më vështirësi të pranonte humbjen. “Kjo humbje ishte e papranueshme për mua sepse nuk ndodhi ashtu siç e kanë caktuar ligjet e natyrës. Një jetë e ndërprerë në mes jo nga Zoti, por nga dora e mjekut”- tregon Aurel duke u dridhur zëri për vajzën që e kishte kushërirë të parë.

Ai nuk mund ta harrojë edhe sot, ndaj i ka kushtuar një këngë me shpresën që me të të zbrazë shpirtin që s’gjen rehat. “Në atë ditë të freskët nëntori u desh një minutë pakujdesie dhe papërgjegjësie për të ndërprerë jo vetëm frymën e asaj që priste të bëhej për herë të parë nënë, por edhe të foshnjës që do sillte në jetë”.

Cila është historia pas këngës?

Shkaktar për ndërtimin e kësaj historie ka qenë Dr.Flori. Ai ka kërkuar me çdo kusht të bëjë një tekst ku për motiv do merrej një ngjarje e vërtetë nga jeta ime me qëllimin për të dalë nga rutina e teksteve të dashurisë, ndarjeve, e gjërave të tilla. Deshëm një histori të fortë. Një tekst që flet për jetën e vërtetë. titullohet “E ndjen ti”, teksti është shkruar nga Dr.Flori kurse muzika dhe orkestrimi nga Lazar Cvetkovski. Videoklipi është realizuar në Tiranë nga produksionin “ProVideo”.

Historia e vërtetë… e kujt?

Është një këngë shumë personale, dedikuar një personi shumë të rëndësishëm për mua, por që nuk jeton më. Është një humbje të cilën e kam pasur shumë të vështirë për ta pranuar. Kënga i është dedikuar kushërirës time të parë e cila nuk jeton më. Mes meje dhe saj ka pasur një lidhje të veçantë, ka qenë një ndër personat që ka pasur mjaft ndikim në jetën time. E kam dashuruar për çdo gjë të sajën, mënyrën se si flet, qesh, përballon situatat, për gjithçka. Ja, edhe tani, flas në kohën e tashme për të… sikur ajo të ishte akoma gjallë. Edhe nëse do kisha një motër nuk e di nëse do isha aq shumë i lidhur si me atë. Kjo humbje ishte e papranueshme për mua sepse nuk ndodhi ashtu siç e kanë caktuar ligjet e natyrës. Një jetë e ndërprerë në mes jo nga Zoti por nga dora e mjekut. U desh një minutë pakujdesie dhe papërgjegjësie për të ndërprerë jo vetëm frymën e saj por edhe të foshnjës që do sillte në jetë. Është një këngë shumë personale. Kisha nevoje të shprehja mungesën e saj në jetën time dhe këtë mund ta beja më mirë përmes muzikës. Doja që ajo ta ndjente sa shumë më mungon…
 
Kur ka ndodhur kjo ngjarje?
Ngjarja ka ndodhur në 25 Nëntor 2005, është shkruar edhe tek guri i varrit në videoklip. Ishte fëmija i parë që po priste, dhe faktin e të bërit nënë e priste me shumë gëzim. Dr.Flori kërkonte me ngulm të bënte një tekst për ndonjë histori të vërtetë nga jeta ime. Unë i tregova këtë histori dhe ajo që shkroi ai doli shumë e ndjerë. Mendoj se kam shprehur shumë me këtë këngë, pikërisht atë që kam ndjerë, mungesën e saj. Besoj se këtë mungesë e ndjen edhe ajo dhe prandaj i jam drejtuar me titullin “E ndjen ti”.
 
Si është ajo në kujtimet e tua…?
Nga ajo kujtoj shumë gjëra. Shumë fjalë, shumë shprehje të saj tani janë bërë të miat. Fakti që unë sot ndodhem në Tiranë për studime është vetëm prej saj. Është ajo personi i cili ushqeu tek unë një dashuri shumë të madhe për Tiranën. I pata dhënë fjalën se do vija me studime në Tiranë, dhe ja ku jam sot këtu për ta bërë atë të ndjehet krenare për mua…

Kur ishte fëmijë…


“Jo vetëm që e kujtoj veten fëmijë por edhe shpesh here ndjehem i tillë. Por, është thjesht një iluzion i momentit dhe shpejt ndërgjegjësohem që kam përpara një jetë plot me përgjegjësi. Gjithmonë do ti kujtoj si vitet më të lumtura, dhe vërtetë kanë qenë të tilla. Lumturia lind nga fëmijët.”
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)