30 Prill 2024

Atentat ndaj këngetarit Labinot Tahirit, i hidhet në erë vetura

Ferizaj, 13 janar - Është hedhur në ajër vetura e këngëtarit të njohur nga Ferizaji, Labinot Tahiri-Labi. Ky sulm ka ndodhur të mërkurën në orët e mbrëmjes, pak minuta pasi Labi me familje kishin zbritur nga makina.

“Në orën 21:00 ishia me gruan dhe fëmijët për të blerë. Pasi kam hyrë në shtëpi, pas 5-10 minuta ka shperthyer vetura”, ka thënë ai.

Hetimet për këtë rast po vazhdojnë, ende nuk ka të dyshuar, ndërkohë Labi shpreh habinë se si i ka ndodhur një gjë e tillë.

“Çudia më e madhe është pse mua”, ka thënë këngëtari Labi.