Ashton Kutcher aktori më i paguar për seritë televizive

Los Angeles, 24 gusht - Ashton Kutcher është aktori më i paguar për seritë televizive. Sipas TvGuide, aktori i ri çon në shtëpi rreth 750 mijë dollarë për çdo episod televiziv.
Pas tij renditen Jon Crier (625 mijë dollarë) e Mark Harmon, me 525 mijë dollarë për puntatë.
Ndër 10 më të paguarit renditen edhe Simpson, ose më saktë aktorët që i dublojnë (300 mijë dollarë për episod).
Duke shkuar drejt fundit ndodhen edhe surpriza dhe gjen yje të kinemasë të kalibrit të Robin Williams i cili me rikthimin e tij në televizion me The Crazy Ones, paguhet vetëm 165 mijë dollarë për episod.
Në fund të listës ndodhen protagonistet e Mom, Allison Janey e Anna Faris që fitojnë 125 mijë dollarë për çdo puntatë.