18 Maj 2024

Arta Dobroshi kthehet në Kosovë me çmimin “Shooting Stars 2013”

Prishtinë, 13 shkurt - Kthehet në Kosovë aktorja jonë me famë ndërkombëtare Arta Dobroshi, e cila në Berlin është nderuar me çmimin “Shooting Stars 2013”.

Sipas ‘Kohës Ditore”, me të mbërritur në aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës, Arta u shpreh e gëzuar për çmimin që ka marrë, duke u shpallur një nga 10 aktorët më të mirë të rinj.

“Jam tepër e gëzuar, ishte një eksperiencë emotive. Atje gjithë kohën më është kujtuar vendi ynë në vitin 1999, se si kemi jetuar. E tani që jemi shtet, e falënderoj popullim tim për përkrahjen e vazhdueshme”, është shprehur Arta.

Ajo është vlerësuar si një nga aktoret më të mira të reja në Evropë për rolin në filmin “Tri botë”.

Edhe pse Kosova është paraqitur atje me fusnotë, Arta bëhet shqiptarja e dytë pas Nik Xhelilajt, që fiton këtë çmim prestigjioz.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)