18 Maj 2024

Arta Dobroshi kritikon qeverinë e Kosovës

Prishtinë, 14 shkurt - Ajo është e bukur, e famshme dhe qëndron shumë mirë financiarisht. Kjo nuk e bën Arta Dobroshin, që të mos shohë përtej hundës së vet dhe të harrojë se si jeton populli i saj.

Në një intervistë në RTV21, ajo ka folur për jetën e varfër që bëhet në Kosovë, duke kritikuar kështu qeverinë për moskujdesje.

Ajo përmend rastin e gruaje të varfër të një fshati të Kosovës. “E pyeta me se jeton dhe ajo më tregoi se merr ndihmë sociale prej 40 euro. Kjo është tragjike. Janë vetëm 40 euro për një familje”, ka thënë e brengosur Dobroshi. Për këtë ajo nuk e ka hedhur fajin në erë. Për këtë ka akuzuar qeverinë.

Dobroshi e cila po shpërblehet nëpër Evropë për punën e saj ka tregur se si ka zgjedhur një biletë më të lirë aeroplani ndërsa vinte për në Kosovë ndërkaq në të njëjtin fluturim ka parë qeveritarë tanë, të ulur në pjesën më të shtrenjtë. “Nuk është në rregull të veprohet kështu me taksat e popullit”, ka thënë ajo.

Arta ka treguar edhe për një takim me një palestineze. “Sapo ajo kuptoi se jam nga Kosova, më tha se ju duhet të reagoni, të ngrini zërin tuaj gjithmonë, sa herë që iu bëhet ndonjë padrejtësi”, ka cituar Dobroshi gruan palestineze pikërisht duke e marrë si shembull dhe duke porositur, që padrejtësitë të cilat janë në realitetin kosovar, duhen denoncuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)