29 Prill 2024

Arsyet e ndarjes së Jennifer Lopez dhe Mark Anthony

Los Angelos, 20 korrik - Pas ndarjes së këngëtares dhe aktores amerikane Jennifer Lopez nga bashkëshorti i saj, Mark Anthony, kanë filluar të shkruhet për për arsyet e kësaj ndarje.

Njëra nga to është së modeli meksikan apo “Brad Pitt”-i meksikan, Uilliam Levy është arsyeja e ndarjes së tyre. Bukuroshi 31 vjeçar ishte pjesëmarrës në klipin e fundit të Jennifer Lopez, “I’m into you”.

Por edhe vetë modeli Levy është ndarë prej bashkëshortes së tij, me të cilën ishte martuar prej tetë vjetësh dhe ka dy fëmijë.

Menjëherë dolën deklaratat e zëdhënësit të Levyit, i cili tha se ata nuk kanë asnjë lloj marrëdhënie personale, përveçse asaj profesionale.

Por vetë Levy është shprehur se është ndier shumë mirë në praninë e Jennifer Lopez gjatë xhirimeve, se ajo i kishte pëlqyer shumë dhe ishte një njeri i sinqertë.

Tani asgjë nuk është e sigurt se çfarë mund të ketë midis tyre, por një është e sigurt se dy çiftët janë ndarë dhe shkak mund të ketë qenë klipi!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)