29 Prill 2024

Arrestohet aktori George Clooney në

Washington, 17 mars - Aktori George Clooney u arrestua dhe u vu në pranga sot jashtë ambasadës sudaneze në Uashington gjatë një proteste kundër autoriteteve të Sudanit për të penguar ndihmat ushqimore për popullatën.

U arrestua gjithashtu i ati i zotit Clooney, gazetari 78-vjeçar Nick Clooney, si dhe disa anëtarë të Kongresit amerikan që morën pjesë në protestë. Të arrestuarit u futën në një furgon policie.

Meqenëse ambasada është pronë private, aktori Clooney dhe të tjerët e dinin se nëse refuzonin të largoheshin do të përfundonin në arrest.

Ata u paralajmëruan tri herë para se policia t’i arrestonte. Duke folur para turmës që ishte mbledhur për të parë protestën, George Clooney tha se qeveria sudaneze duhet të ndalë vrasjet e njerëzve të pafajshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)