28 Prill 2024

Aretha Franklin fejohet në moshën 69-vjecare

Miami Beach, 3 janar - Këngëtarja e famshme amerikane Aretha Franklin është fejuar me mikun e saj William “Willie” Wilkerson.

69-vjecarja, legjendë e muzikës “soul” dhe fituese e cmimeve Grammy, tha se shpresonte të martohej gjatë verës së ardhshme.

Ajo u shpreh se bashkë me Wilkerson po konsideronin Miami Beach në Florida si një lokacion për t’u vendosur, ku do të kenë në dispozicion edhe jaht.

Franklin, albumi i fundit i së cilës është “Aretha: A Woman Falling Out of Love”, është martuar dy herë në të kaluarën.

“Ne po mendojmë qershorin ose korrikun për martesën, dhe jo, nuk jam shtatzënë”, deklaroi këngëtarja.

Ajo iu rikthye interpretimeve të saj në maj të vitit të kaluar pasi qendroi për një periudhë në spital si pasojë e problemeve me ushqimin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)