15 Maj 2024

Anulohet koncerti i Lady Gagas në Indonezi

Jakarta, 28 maj - Menaxherët e artistes amerikane Lady Gaga thonë se koncerti që kishte planifikuar të jepte këngëtarja më 3 qershor në Indonezi është anuluar.

Vendimi për anulimin e koncertit u mor pasi ekstremistë islamikë kërcënuan se do të ndërmerrnin akte dhune nëse Lady Gaga jepte koncert në Indonezi.

Menaxherët e artistes shprehën shqetësim për sigurinë e saj, por edhe të spektatorëve që do të vinin  në koncert.

Policia indoneziane nuk pranoi të jepte leje për zhvillimin e koncertit nëse artistja nuk pranonte të zbuste tonet seksuale dhe dekadente që karakterizojnë shfaqjet e saj.

Ekstremistët islamikë kishin kërcënuar të dërgonin 30 mijë vetë për të mos e lejuar Lady Gaga-n të zbriste nga avioni.

Mbi 52 mijë bileta janë shitur për këtë koncert, që do të kishte qenë shfaqja e saj më e madhe në Azi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)