04 Maj 2024

Aniston, në një reklamë uji minerale shfaqet e thjeshtë dhe e bukur

Hollwyood, 16 maj - Aktorja e Hollwyood-it Jennifer Aniston shfaqet e bukur edhe në një reklamë të thjeshtë uji mineral.

Bukuroshja e serialit ‘Friends’ ka bërë një reklamë bardhë e zi për Glaceau, imazhi i të cilit është që nga viti 2010.

Jennifer Aniston ka marrë yllin e saj në bulevardin e Hollivudit në shkurt të këtij viti.

Aktorja planifikon të martohet me të dashurin e saj, Justin Theroux, në ishujt grekë gjatë këtij viti.

Kështu pretendon revista “TMZ”, e cila ka arritur të zbulojë se midis destinacioneve që Aniston ka vizituar gjatë një vizite të realizuar së fundmi në Greqi, është edhe një hotel i njohur në Kretë, i cili ofron paketa të ndryshme martesash.

43-vjeçarja Aniston ka lidhje të forta me Greqinë, pasi atje është vendi ku babai i saj, John Aniston (emri i vërtetë i të cilit është Yannis ANastasakis), u lind. Vetë Jennifer ka jetuar një vit në vendin helen gjatë fëmijërisë.

Raporti midis Aniston dhe Theroux, 40-vjeçar, lindi gjatë xhirimeve të filmit “Ëanderlust”, në shtetin e Xhorxhias, në vitin 2010.

Në deklarata të mëparshme, aktorja nuk e ka përjashtuar mundësinë e një martese me Theroux, por ka theksuar se nuk ka asnjë plan konkret as për martesë dhe as për fëmijë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)