06 Maj 2024

Aniston: Brad Pittin nuk do ta harroj kurrë

Hollywood, 8 shkurt - Është divorcuar nga Brad Pitt para gjashtë vitesh, por Jennifer Aniston ende përballet me pyetje mbi ish-in e saj dhe Angelina Jolie, gjë që e bezdis jashtë mase.

Në një intervistë për revistën \"InStyle\", aktorja 43-vjeçare foli për këtë histori: “Historia mes meje dhe çiftit “Brangelina” ka kohë që përflitet në media.

Është një histori që nuk do të përfundojë kurrë sepse nga kjo njerëzit nxjerrin para, por nuk ka asgjë të vërtetë në të.”

Jennifer Aniston është e lidhur me Justin Theroux që nga maji i vitit të kaluar dhe është shumë e kënaqur me jetën e saj.

“Jam në një fazë të jetës ku jam e lumtur dhe në paqe me veten”, thekson protagonistja e serialit \"Friends\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)